Ekip
11 Janar 2019•Përditësim: 12 Janar 2019
PARIS (AA) - Departamenti për krim financiar i Francës bëri të ditur se kundër Tsunekazua Takede, anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) nga Japonia zhvillohet hetim për shkak të korrupsionit lidhur me Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria financiare nacionale njoftoi se Takeda, i cili njëherësh është edhe president i Komitetit Olimpik të Japonisë, zyrtarisht nën hetime është nga 10 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të “korrupsionit aktiv”.
Nuk janë shpalosur informacione tjera në pajtim me ligjet franceze me të cilat parashihet që detajet e hetimit të mbesin sekrete.
Prokuroria financiare nacionale e Francës përgjatë viteve zhvillon hetim të gjerë për korrupsionin në sport i cili, mes tjerash, merret edhe me procesin e kandidaturës për organizimin e Lojërave Olimpike 2020, por edhe ngjarjet tjera të mëdha sportive.