Mutlu Demirtaştan
12 maj 2016•Përditësim: 12 maj 2016
STAMBOLL (AA) – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) njoftoi se Lojërat Olimpike do të mbahen në periudhën e planifikuar nga 5 deri më 21 gusht të këtij viti në Brazil dhe se nuk do të ketë ndryshim pavarësisht rrezikut kërcënues të përhapjes së virusit Zika, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se komisionet dhe institucionet kompetente nga afër e vëzhgojnë situatën në Brazil dhe se nuk ka asnjë shkaku serioz që Olimpiada të mos mbahet sipas planit.
Përhapja e virusit të rrezikshëm Zika në Amerikën Latine, veçmas në Brazil hapi diskutime të ashpra lidhur me çështjen nëse Olimpiada duhet të mbahet në rrethana të tilla në Brazil.
Profesori nga Universiteti në Ottawa, Amir Attaran akuzoi KON-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Sipas të dhënave të OBSH-së, nga viti 2007 deri në vitin 2016 virusi Zika është regjistruar madje në 44 vende të botës, ndërsa si epidemi është shpallur në 33 shtete, përfshirë edhe Brazilin.