Can Erözden
07 Qershor 2020•Përditësim: 08 Qershor 2020
Klubi gjerman Bayern Munich shënoi një fitore të vlefshme të shtunën kundër Bayer Leverkusen dhe gjiganti bavarez është shumë pranë titullit të Bundesligës të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Bayer Leverkusen kaloi në epërsi në BayArena kur argjentinasi Lucas Alario shënoi golin e avantazhit në minutën e dhjetë.
Anësori francez i Bayern Munich, Kingsley Coman, shënoi golin e barazimit në një kundërsulm në minutën e 27-të.
Në minutën e 42-të, mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, tundi për të dytën herën rrjetën e Leverkusenit.
Afër fundit të pjesës së parë, anësori gjerman Serge Gnabry shënoi golin e tretë, duke rritur epërsinë me dy gola për Bayern Munich.
Në minutën e 66-të, Bayern Munich rriti epërsinë kur ylli polak Robert Lewandowski gjeti rrjetën me një goditje të saktë me kokë.
Lewandowski po kalon një sezon të shkëlqyer me 30 gola.
Bayer Leverkusen arriti të shënojë edhe një gol në minutën e 89-të, kur një gjuajtje nga mesfushori 17-vjeçar Florian Wirtz përfundoi në rrjetën e portierit Manuel Neuer.
Deri në fishkëllimën e fundit, Bayern Munich arriti të fitojë ndeshjen e javës së 30-të me rezultatin 4:2.
Bayern Munich ka arritur në total 70 pikë, duke siguruar një epërsi prej shtatë pikësh nga konkurrentët e saj në Bundesligë.
Në vendin e dytë radhitet Borussia Dortmund, e cila ka grumbulluar 63 pikë në 30 ndeshje.
Mesfushori gjerman Emre Can shënoi golin e fitores në pjesën e dytë në ndeshjen në të cilën Borussia Dortmund mundi skuadrën Hertha Berlin me rezultatin 1:0 në Signal Iduna Park.
RB Leipzig radhitet në vendin e tretë me 59 pikë pas barazimit 1:1 kundër Paderborn në Red Bull Arena, Leipzig.
Me vetëm katër ndeshje të mbetura, sezoni 2019-20 në Gjermani do të përfundojë më 27 qershor.
Rezultatet:
Freiburg - Borussia Monchengladbach 1:0
RB Leipzig - Paderborn 1:1
Bayer Leverkusen - Bayern Munich 2:4
Eintracht Frankfurt - Mainz 0:2
Fortuna Dusseldorf - Hoffenheim 2:2
Borussia Dortmund - Hertha Berlin 1:0