Ekip
25 Shkurt 2022•Përditësim: 28 Shkurt 2022
Formula 1 e ka anuluar garën e saj në Rusi pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke deklaruar sot se do të ishte "e pamundur" zhvillimi i garës në Soçi në rrethanat aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i madh i Rusisë ishte planifikuar për 25 shtator. “Jemi duke ndjekur zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës aktuale”, thuhet në deklaratën e F1.
“Formula 1, FIA dhe skuadrat diskutuan qëndrimin e sportit tonë dhe përfundimi është, duke përfshirë pikëpamjen e të gjithë palëve të interesuara, se është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”, theksohet në deklaratë.
Kampioni i katërfishtë i F1, Sebastian Vettel, të enjten deklaroi se nuk do të garonte në Rusi.