Doga Kirmizioglu
01 Shtator 2017•Përditësim: 02 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Emocionet e Kampionatit Botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 13-të të sezonit e cila do të zhvillohet në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot për radhitjen e garës të cilat do të zhvillohen në 53 xhirot në pistën Monza prej 5.793 metra katrorë në qytetin Monza të Italisë do të kryhen ditën e nesërme në ora 14.00, ndërsa gara do të zhvillohet ditën e dielë më 3 shtator në po të njëjtën kohë.
Në garat e zhvilluara deri më tani të sezonit bëhet e ditur se kanë kryesuar piloti i Ferrarit Sebastian Vettel në garat në Australi, Bahrein, Monako dhe Hungari, ndërsa në Kinë, Kanada, Spanjë, Britani të Madhe dhe Belgjikë piloti i Mercedesit Lewis Hamilton, në Rusi dhe Austri Valtteri Bottas dhe në Azerbajxhan Daniel Ricciardo.
Piloti britanik Hamilton, i cili në karrierën e tij ka 3 kampionate botërore, nëse përfundon i pari xhirot e radhitjes në ditën e nesërme ai do të thyej rekordin me 68 ‘Pole Position‘ të pilotit legjendar gjerman Michael Schumacher.
Klasifikimi i pilotëve dhe ekipeve
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave përpara Grand Prix-it të Italisë në Formula 1 janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve:
1. Sebastian Vettel (Gjermani) - 220 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) - 213
3. Valtteri Bottas (Finlandë) - 179
4. Daniel Ricciardo (Australi) - 132
5. Kimi Raikkonen (Finlandë) - 128
Klasifikimi i Ekipeve:
1. Mercedes - 392
2. Ferrari - 348
3. Red Bull - 199
4. Force India - 103
5. Williams - 45