Bedrudin Brlyavac
01 Shtator 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
PARIS (AA) – Sulmuesi francez Kylian Mbappe (18) është lojtari më i ri i Paris Saint Germanin (PSG), ndërsa në paraqitjen e parë para opinionit theksoi se është i lumtur nga ardhja në Parkun e Princave, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për ardhjen në PSG. Për të rinjtë nga rrethi i Parisit sikur unë, është ëndërr të mbahet fanella kuq-e kaltër dhe të përjetohet atmosfera e veçantë në Parkun e Princave. Më tërhoqi projekti i klubit, që është një nga më ambiciozët në Evropë”, tha Mbappe.
Ai theksoi se dëshiron që me lojëra të mira të ndihmojë klubin të vazhdojë me sukseset.
“Së bashku me bashkëlojtarët e rinj synojmë të vazhdojmë me përparimin, por edhe të ndihmojmë ekipin në qëllimet e tij të larta”, tha Mbappe.
Paris Saint-Germain (PSG) të enjten edhe zyrtarisht konfirmoi transferimin e Mbappes nga Monako.
Transferimi duhet të jetë 180 milionë euro, ku do të ishte futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Mbappe në këtë mënyrë i është bashkuar brazilianit Neymar, i cili arriti në PSG për 222 milionë euro.