Dejan Maksimoviç
25 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
MADRID (AA) – Trajneri i Atletico Madridit, argjentinasi Diego Simeone nuk është shumë i shqetësuar pas barazimit pa gola të ekipit të tij si mysafir tek PSV Eindhoven në ndeshjen e parë të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Përkundrazi, Simeone thekson se është i kënaqur me lojën të cilën e kanë treguar lojtarët e tij dhe theksoi se kanë munguar vetëm golat, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se është mbret i durimit, dhe se është i bindur se golat do të vijnë në ndeshjen e kthimit falë lojës së mirë.
“Jam i kënaqur me lojën që treguam. U kemi bërë presion PSV-së në gjysmën e tyre dhe i kemi mbajtur larg golit tanë. Kemi pasur disa disa shanse të mira të cilat nuk i realizuam. U larguam me ndjenjën, se nëse luajmë po aq mirë, do të shkojmë më tej. Sa i përket golave edhe ato do të vijnë. Unë jam numër një kur është fjala për durimin. Isha i fascinuar të shoh ekipin tim sesi luan presing dhe si është i koncentruar në gjysmën e tyre”, tha Simeone për mediat spanjolle.