Mutlu Demirtaştan
27 shtator 2018•Përditësim: 28 shtator 2018
STAMBOLL (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka vendosur që Kampionati Evropian në futbollit "EURO 2024" të zhvillohet në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kasapoğlu për vendimin e UEFA-s: Turqia nuk është ajo që humbi diçka
Nëpërmjet një votimi të zhvilluar në qendrën e UEFA-s në qytetin Nyon të Zvicrës u përcaktua vendi organizator i "EURO 2024" ku kandidatë ishin Turqia dhe Gjermania.
Pas prezantimeve të bëra nga përfaqësuesit e dy vendeve kandidate, si rezultat i votimit të zhvilluar nga Bordi Drejtues i UEFA-s, Gjermania fitoi të drejtën për organizimin e "EURO 2024".