Can Erözden
15 Nëntor 2021•Përditësim: 15 Nëntor 2021
Spanja është kualifikuar në Kampionatin Botëror FIFA 2022 pas fitores 1-0 kundër Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 86-të në Sevilla dhe skuadra u kualifikua në turneun që do të mbahet vitin e ardhshëm në Katar.
Kampionja e Kupës së Botës 2010, Spanja mori 19 pikë në tetë ndeshje për të fituar Grupin B kualifikues evropian.
Në Kupën e Botës janë kualifikuar edhe Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania dhe Serbia.