Can Erözden
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Futbollisti francez me përvojë Hatem Ben Arfa karrierën e tij do ta vazhdojë në Bordeaux, transmeton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësia e klubit njoftoi se Ben Arfa kaloi kontrollet e nevojshme mjekësore ndërsa pas nënshkrimit të kontratës edhe zyrtarisht u bë anëtar i ri i këtij ekipi.
Mesfushori 33-vjeçar Ben Arfa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet franceze Olympique Lyon, Olympique Marseille, Nice, Paris Saint-Germain dhe Rennes ndërsa ka mbajtur edhe fanellën e ekipit anglez Newcastle United.
Sezonin e kaluar Ben Arfa ka luajtur edhe për Valladolid-in spanjoll ndërsa për Francën ka luajtur 15 ndeshje.
Sukseset më të mëdha Ben Arfa i realizoi gjatë kohës kur ka luajtur për Lyonin me të cilën fitoi 4 tituj kampioni në Francë ndërsa njëherë ka qenë kampion i këtij vendi edhe me Marseillen.