Ekip
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Vrapuesi në shtegje të gjata nga Uganda, Joshua Cheptegei, në një ngjarje në Valencia të Spanjës ka thyer rekordin botëror në 10.000 metra për meshkuj, transmeton Anadolu Agency (AA).
24-vjeçari arriti "gurin kilometrik" në ngjarjen e posaçme të organizuar nga NN Valencia - Dita e Rekordit Botëor.
Cheptegei vendosi një rekord të ri botëror prej 26 minutash dhe 11.02 sekondash, duke thyer rekordin e mëparshëm të arritur nga vrapuesi etiopian, Kenenisa Bekele, i cili më 26 gusht të vitit 2005 në Bruksel të Belgjikës 10.000 metra i vrapoi për 26 minuta dhe 17.53 sekonda.
Këtë vit, Cheptegei ka thyer tre rekorde botërore, përfshirë shtegun 5-kilometërsh në Monako në muajin shkurt.
Populli i Ugandës festoi suksesin e tij në rrugët e kryeqytetit Kampala.
Presidenti Yowei Museveni dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dërguan mesazhe urimi për Cheptegei.