Dejan Maksimoviç
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
NYON (AA) – Në shortin e hedhur sot në Nyon, selinë e Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA), në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës do të përballen Shakhtar – Sevilla dhe Villareal – Liverpool, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të gjysmëfinales në program janë më 28 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë.
Finalja e Ligës së Evropës do të luhet më 18 maj në stadiumin “St.Jakob Park” në Bruksel.