Dejan Maksimoviç
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
NYON (AA) – Në shortin i cili sot është mbajtur në Nyon, selia e Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA), në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të përballen Manchester City – Real Madrid dhe Atletico Madrid – Bayern, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të gjysmëfinales në program janë më 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.
Finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve do të luhet më 28 maj në stadiumin “San Siro” të Milanos.