Bedrudin Brlyavac
16 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
LONDËR (AA) – Trajneri i Leicester-it, Claudio Ranieri, deklaroi të premten se ka dëshirë që një kohë të gjatë të qëndrojë në pankinën e këtij klubit të Premier ligës angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
“Do të dëshiroja gjatë të qëndrojë në klub. Nëse presidenti është i kënaqur, atëherë jam edhe unë. Nëse keni president të mirë, herët ose vonë, do të bëni gjëra të mira. Gjithçka fillon nga shefi”, tha Ranieri për mediat britanike.
Ai shtoi se qëllimi i tij është të sigurojë vendin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. “Qëllimi i radhës është të sigurojmë vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. E dua himnin e Ligës së Kampionëve”, theksoi Ranieri.
Ndërkohë, ekipi Leicester, pesë ndeshje para përfundimit të Premier ligës, është i pari në tabelë me 72 pikë, shtatë më shumë se ekipi i dytë Tottenham.