Bakir Tiro
21 Dhjetor 2018•Përditësim: 22 Dhjetor 2018
MYNIH (AA) – Franck Ribery (35) në fund të sezonit do të largohet nga Bayerni i Mynihut, ka thënë Uli Hoeness, menaxheri i përgjithshëm i klubit të futbollit Bayern, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hoeness konfirmoi se verën e ardhshme nga radhët e gjigantit bavarez do të largohet edhe një tjetër veteran, holandezi Arjen Robben (34).
Sipas mediave gjermane, shumë klube janë interesuar për Ribery, ndërsa karrierën mund ta vazhdojë në Kinë apo edhe në ligën amerikane MLS. Siç flitet, ai ka ofertë edhe nga Galatasaray, për të cilin ka luajtur në vitin 2005, por interes ka shprehur edhe klubi Al Ittihada.