Mutlu Demirtaştan
12 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
SHKUP (AA) - Tenisti i parë në botë, britaniku Andy Murray u mposht në raundin e dytë të turneut të tenisit Indian Wells, nga kanadezi Vasek Pospisil, raporton Anadolu Agency (AA).
Turneu ATP i serisë BNP Paribas në Kaliforni, mbrëmë publikut i ka ofruar një surprizë të madhe, kur në raundin e dytë u eliminua tenisti aktual më i mirë në botë Murray.
Pospisil aktualisht është tenisti i 129-të në botë, kurse mbrëmë me rezultat senzacional 2:0 në sete ishte më i mirë nga tenisti i parë në botë, Murray.
Në raundin e tretë Pospisil do të luajë kundër tenistit serb Dushan Lajoviç.