Ekip
28 Janar 2018•Përditësim: 29 Janar 2018
MELBOURNE (AA) - Tenisti zviceran Roger Federer mposhti Marin Çiliç në finalen e Australian Open me ç'rast arriti titullin e 20-të Grand Slam në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Federer arriti titullin e ri duke triumfuar ndaj tenistit më të mirë kroat Marin Çiliç me 6:2, 6:7 (5), 6:3, 3:6 dhe 6:1 në përballjen e fundit të Australian Open të sivjemë në Melbourne Park.
Ky është titulli i gjashtë i Federer në Australian Open, kurse karriera e tij e pasur përbëhet nga tetë fitore në Wimbeldon, pesë në U.S. Open dhe një në Roland Garros.
Finalja e sotme ishte e 145-ta në karrierën e Federer, kurse me fitoren në Melbourne arriti në titullin e tij të 96-të, ndërsa Çiliç mbetet me 17 tituj të fitur nga 31 ndeshje në finalet e ATP-së dhe turneve Grand Slam.
Fereder pos 2000 pikëve të fituara të ATP-së mori edhe shpërblimin prej katër milionë dollarë australianë ndërsa Çiliç mori dy milionë dollarë australianë dhe mbeti me 1200 pikë sa kishte fituar pas kualifikimit në finale.
Me 36 vite e 173 ditë, Federer u bë tenisti i dytë më i vjetër që fitoi titullin e Grand Slam në epokën e kampionatit të hapur. Ken Rosewall në vitin 1972 arriti të fitojë titullin në Australian Open në moshën e tij 37 vjeçare.