Hüseyin Burak Demirer
11 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
MOSKË (AA) – Ish-numri një i tenisit botëror për femra, Maria Sharapova, nga shkaku i një dëmtimi është detyruar të pezullojë pjesëmarrjen e saj në turneun Grand Slam në Wimbledon, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenistja ruse Sharapova e cila u është rikthyer garave në tenis pas një pezullimi për doping, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se nga shkaku i një lëndimi do të anulojë pjesëmarrjen në turnetë të cilët luhet në sipërfaqe me bar.
Në fillim të majit, Sharapova pësoi një lëndim në xhiron e dytë të turneut në Romë, ku më vonë u konstatua së është një dëmtim më i rëndë i muskulit të kofshës.
Më herët Sharapova deklaroi se nuk do të kërkoj thirrje speciale për pjesëmarrje në Wimbledon, sepse kualifikimin do ta synojë përmes turneut në fushën me bar në Roehamptonu.
Me pezullimin e pjesëmarrjes në turneun e lartpërmendur, bëhet e qartë se ajo lëshon edhe Wimbledonin i cili do të luhet në datat 3- 16 korrik.
Rikthimi i fitueses së shumëfishtë Grand Slam, Sharapova pritet të bëhet në turneun në Stanford të SHBA-ve, më 31 korrik.
Pasi përfundoi një pezullim 15 mujorë si pasojë të testit pozitiv për doping, botës së tenisit Sharapova i është kthyer në fund të prillit në turneun në Shtutgart.
Më vonë ajo mori pjesë në turneun e Madridit dhe atë të Romë, ndërsa nuk ishte ftuar në Roland Garrosin francez.