Dejan Maksimoviç
15 Shkurt 2018•Përditësim: 16 Shkurt 2018
ROMË (AA) – Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, deklaroi se dëshiron që portieri italian Gianluigi Buffon të hyjë në organizatë pas pensionimit. Ai shtoi se është i pikëlluar që Italia nuk u kualifikua në Kampionatin Botëror, i cili këtë verë do të mbahet në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Jam i mërzitur për shkak të mos kualifikimit të Italisë në Kampionatin Botëror. Pothuajse sa nuk qava. Jam presidenti i parë italian i FIFA-s dhe Italia nuk do të luaj në garën më të madhe të futbollit. Megjithatë, sidoqoftë, ata që janë në Rusi, atë e kanë merituar”, tha Infantino.
Në pyetjen nëse vallë mund t’i jepet ndonjë rol Buffon-it në FIFA, presidenti u përgjigj shkurt.
“Do të shkoja personalisht pas tij dhe do ta sillja”, tha Infantino.
Ndonëse ka 40 vjeç, Buffon është i shkëlqyeshëm këtë sezon në Juventus, ndërsa para do kohe trajneri i përkohshëm i kombëtares Luigi Di Biagi tha se do ta ftojë atë në dy ndeshjet miqësore të kombëtares së Italisë.