Ekip
12 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Tenisti Andy Murray bëri të ditur se trajneri i tij sërish do të jet Ivan Lendl, njeriu i cili ndihmoi tenistin britanik që të arrin fitoren në dy Grand Slam, raporton Anadolu Agency (AA).
Lendl ishte trajner i Murray dy vjet, deri në vitin 2014, në kohën kur ai fitoi US Open (2012) dhe Wimbledon (2013), si dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Londër 2012.
"Kisha dy vite shumë të suksesshme me Ivanin, ai mendon me kokën e tij dhe di si të fitojë ndeshjet e mëdha. Jam i lumtur që përsëri jam me Ivanin i cili do të më ndihmojë që të arrij qëllimet e mia", tha Murray
Aktualisht, i dyti në botë, Murray ka humbur në finalen e French Open nga tenisti serb Novak Gjokoviç javën e kaluar.