Yunus Kaymaz
07 Tetor 2022•Përditësim: 07 Tetor 2022
Japonia do të presë garën e 18-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Japonisë, do të zhvillohet me 52 xhiro në Pistën Ndërkombëtar Suzuka në qytetin Mia, e gjatë 5,8 kilometra.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 08:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 09 tetor në orën 07:00.
Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 11 gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, Sergio Perez nga Red Bull dy, ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 341 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 237
3. Sergio Perez (Meksikë): 235
4. George Russell (Britani e Madhe): 203
4. Carlos Sainz (Spanjë): 202
Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 576
2. Ferrari: 439
3. Mercedes: 373
4. Alpine: 129
5. McLaren: 125