Kemal Zorlak
27 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Futbollisti brazilian dhe lojtari i klubit amerikan Orlando City, Kaka, është ftuar sërish në kombëtaren e Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron BBC Sport, Kaka është ftuar në kombëtare për shkak të lëndimit të Douglas Costa, mesfushorit të Bayernit të Mynihut.
Kaka në këtë mënyrë në vend të Costa-s do të marrë pjesë në turneun e Copa America, që fillon muajin e ardhshëm. Kaka (34), i cili në karrierën e tij të pasur ka marrë pjesë për Real Madrid dhe Milan, deri tani për kombëtaren e Brazilit ka luajtur 91 herë, ndërsa ka shënuar 29 gola.