Satuk Buğra Kutlugün
14 qershor 2018•Përditësim: 15 qershor 2018
ANKARA (AA) – Kombëtarja nga Amerika e Jugut, Kolumbia, në Kampionatin Botëror i cili fillon sot në Rusi, do të luajë në Grupin H, bashkë me kombëtaret e Polonisë, Japonisë dhe Senegalit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Los Cafeteros vulosën pjesëmarrjen në Rusi, duke zënë vendin e katërt në tabelën e grupeve kualifikuese në Amerikën e Jugut, me 27 pikë të tubuara në 18 ndeshje të zhvilluara.
Skuadra, njëjtë si në kampionatin e mbajtur në Brazil në vitin 2014, do të mbështetet në shërbimet e yjeve James Rodriguez që luan me Bayernin e Mynihut dhe Radamel Falcao të Monakos.
Përveç dy lojtarëve të lartpërmendur, kombëtarja kolumbiane ka në radhët e saj lojtarë tjerë të mrekullueshëm siç janë Juan Cuadrado i Juventusit, Luis Muriel i Sevillas, Carlos Bacca i Villarealit dhe Jose Izquierdo i Brightonit.
Në pesë pjesëmarrjet e mëparshme në Botëror, maksimumi i Kolumbisë është çerekfinalja në Botërorin e fundit në Brazil.
Ekipi 23 lojtarësh i konfirmuar:
Portierë: David Ospina (Arsenal), Camilo Vargas (Deportivo Cali), Jose Fernando Cuadrado (Once Caldas).
Mbrojtja: Cristian Zapata (Milan), Oscar Murillo (Pachuca), Santiago Arias (PSV Eindhoven), Yerry Mina (Barcelona), Johan Mojica (Girona), Frank Fabra (Boca Juniors), Davinson Sanchez (Tottenham Hotspur).
Mesfusha: Wilmar Barrios (Boca Juniors), Carlos Sanchez (Espanyol), Abel Aguilar (Deportivo Cali), James Rodriguez (Bayern Munich), Juan Guillermo Cuadrado (Juventus), Mateus Uribe (Club America), Jefferson Lerma (Levante), Juan Fernando Quintero (River Plate).
Sulmi: Carlos Bacca (Villarreal), Radamel Falcao Garcia (Monaco), Luis Muriel (Sevilla), Miguel Borja (Palmeiras), Jose Izquierdo (Brighton Hove Albion).
Trajner: Jose Pekerman.