Satuk Buğra Kutlugün
14 qershor 2018•Përditësim: 14 qershor 2018
ANKARA (AA) – Kombëtarja e Polonisë, në Botërorin "Rusi 2018" do të luajë në kuadër të grupit H, ku për kundërshtarë do të ketë Kolumbinë, Japoninë dhe Senegalin, raporton Anadolu Agency (AA).
Polonia arriti të kualifikohet për eventin më të madh të futbollit të kombëtareve, duke kryesuar grupin e saj në kualifikimet evropiane, me 25 pikë të tubuara nga 10 ndeshje të zhvilluara kundër Danimarkës, Malit të Zi, Rumanisë, Armenisë dhe Kazakistanit.
Padyshim se ylli i kombëtares polake është Robert Lewandowski, lojtari i Bayernit të Mynihut, ndërsa në sulm do të shoqërohet nga Arkadiusz Milik që luan për Napolin. Ekipi ka edhe lojtarë tjerë që spikasin me lojën e tytre, siç janë Kamil Grosicki dhe Grzegorz Krychowiak.
Në historinë e kombëtares në Kampionatet Botërore, Polonia ka shënuar dy vende të treta, në Botëroret në vitin 1974 dhe 1982. Në dy botëroret e fundit në të cilat ka marrë pjesë, 2002 dhe 2006, Polonia është eliminuar në fazën e grupeve.
Ekipi 23 lojtarësh i konfirmuar:
Portierë: Bartosz Bialkowski (Ipswich Town), Lukasz Fabianski (Swansea), Wojciech Szczesny (Juventus)
Mbrojtja: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Thiago Cionek (SPAL), Kamil Glik (Monaco), Artur Jedrzejczyk, Michal Pazdan (Legia Warsaw), Lukasz Piszczek (Borussia Dortmund)
Mesfusha: Jakub Blaszczykowski (VfL Wolfsburg), Jacek Goralski (Ludogorets Razgrad), Kamil Grosicki (Hull City), Grzegorz Krychowiak (West Bromwich Albion), Rafal Kurzawa (Gornik Zabrze), Karol Linetty (Sampdoria), Slawomir Peszko (Lechia Gdansk), Maciej Rybus (Lokomotiv Moskë), Piotr Zielinski (Napoli)
Sulmi: Dawid Kownacki (Sampdoria), Robert Lewandowski (Bayern Mynih), Arkadiusz Milik (Napoli), Lukasz Teodorczyk (Anderlecht)
Trajner: Adam Nawalka