Mustafa Kurt
12 Janar 2018•Përditësim: 13 Janar 2018
ANTALYA (AA) - Klubi i Superligës së Shqipërisë, Kamza ka humbur në miqësoren me klubin e Superligës së Turqisë, Aytemiz Alanyaspor, ndeshje e luajtur në qytetin Antalya, e cila përfundoi me rezultatin 1-0, raporton Anadolu Agency (AA).
Kamza në kuadër të fazës së përgatitjeve që po i zhvillon në qytetin Antalya të Turqisë, është përballur në ndeshjen miqësore me Aytemiz Alanyaspor-in, në stadiumin Alanya Oba.
Kamza filloi në ndeshje me këtë formacion: Fabio Gjonikaj, Erlis Frasheri, Leo Lelis, Taulant Kuqi, Hektor Idrizaj, Demir Imeri, Xhuljo Mehmeti, Bruno Arrabal, Anxhelo Mumajesi, Sebino Plaku, Stevan Racic.
Isaac Sackey nga Aytemiz Alanyaspor, ishte ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 32-të.
Kamza gjendet në vendin e 6-të Superligës shqiptare me 23 pikë të fituara.