Mutlu Demirtaştan
14 Prill 2025•Përditësim: 15 Prill 2025
Ndeshjet e kthimit të çerekfinales në UEFA Ligën e Kampionëve do të fillojnë nesër, raporton Anadolu.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen nesër dhe të mërkurën, më 16 prill.
Skuadrat që do të eliminojnë kundërshtarët do të kalojnë në gjysmëfinale.
Programi i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve është si në vijim:
Nesër:
21:00 Borussia Dortmund (Gjermani) - Barcelona (Spanjë) (0-4)
21:00 Aston Villa (Angli) - Paris Saint-Germain (Francë) (1-3)
16 prill, e mërkurë:
21:00 Inter (Itali) - Bayern Munich (Gjermani) (2-1)
21:00 Real Madrid (Spanjë) - Arsenal (Angli) (0-3)