Abdulkadir Karakaya
02 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Futbollisti Kevin Volland nga ekipi gjerman Bayer Leverkusen u transferua në ekipin francez Monaco, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmenti i "princërve" njoftoi se kanë nënshkruar kontratë 4-vjeçare me sulmuesin gjerman Volland.
Edhe pse klubi nuk tregoi se sa ka paguar për të sjellë golashënuesin 28-vjeçar, mediat franceze raportojnë se transferimi ka kushtuar 15 milionë euro.
Volland arriti në Bayer Leverkusen nga Hoffenheim në vitin 2016. Ai ka luajtur 148 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola me fanellën e Leverkusenit.