Abdulkadir Karakaya
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Klubi i Ligës së Parë të Holandës (Eredivisie), Feyenoord, ka transferuar futbollistin Mark Diemers nga Fortuna Sittard, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga klubi, mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Feyenoord.
Diemers në 26 ndeshje në këtë sezon në Eredivisie shënoi 7 gola.