Can Erözden
02 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Ish-tenistja numër një e botës, Kim Clijsters nga Belgjika zhgënjeu fansat e saj pas eleminimit të hershëm nga US Open 2020 të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenistja ruse Ekaterina Alexandrova mposhti Clijsters me rezultat 2:1 në sete 3:6, 7:5 and 6:1 në xhiron e parë të kategorisë për femra.
Clijsters 37 në vitin 2012 doli në pension, por iu kthye tenisit këtë vit.
Ajo tri herë u bë kampione e US Open (2005, 2009 dhe 2010).
Williams kërkon titullin e 24-të Grand Slam
Veteranja amerikane e tenisit, Serena Williams (38), fitoi kundër bashkëvendases së saj, amerikanes Kristie Ahn në sete 7:5 dhe 6:3 duke u kualifikuar në raundin e dytë.
Numri 8-të i botës, Williams fitoi 23 Grand Slams.
Williams gjithashtu fitoi 6 tituj të US Open (1999, 2002, 2008, 2012, 2013 dhe 2014).
Murray përmbys rezultatin kundër Nishioka-s
Lojtari i famshëm britanik i tenisit, Andy Murray përmbysi rezultatin nga disfata 2:0 duke mposhtur kundërshtarin japonez Yoshihito Nishioka në raundin e parë të US Open.
Murray (33) fitoi ndeshjen epike në sete 4:6, 4:6, 7:6, 7:6, 6:4, në lojën e cila zgjati 4 orë e 39 minuta.
Ai ka fituar tri herë turneun Grand Slam.