Dejan Maksimoviç
13 Prill 2018•Përditësim: 14 Prill 2018
LIVERPOOL (AA) - Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është i bindur se sulmuesi i mrekullueshëm egjiptian, Mohammed Salah, nuk do të largohet nga Anfield Road, sepse ai ndihet shumë komod në klub, transmeton Anadolu Agency (AA).
Salah luan sezonin e parë fenomenal në fanellën e "të kuqve". Ai shënoi madje 39 gola, kurse mediat me shpejtësi filluan shpërnguljen e tij drejt Real Madrid. Por Klopp është i bindur se ai do të qëndrojë në klub.
"E di se Salah ndjehet shumë komod në Liverpool. Gjithashtu, e di se edhe mënyra e lojës mjaft i përshtatet, kështu nuk shqetësohem për ndonjë transfer", tha Klopp për median gjermane.
Salah ka mundësinë që të bëhet golashënuesi më i mirë në Premier Ligë. Ai është aktualisht i pari në listën e golashënuesve me 29 gola, katër më shumë se i dyti, Harry Kane i Tottenhamit.
Lojtari i përfaqësueses egjiptiane verën e kaluar arriti në Liverpool nga Roma për një kompensim prej 42 milionë eurosh, të cilat mund të rriten deri në 50 milionë me bonuse. Në karrierën e tij, ai ka luajtur për El Mokwaloon, Basel, Chelsea dhe Fiorentina. Në ekipin kombëtar të Egjiptit ai ka luajtur 57 ndeshje dhe me 33 gola të shënuar.