Dejan Maksimoviç
24 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
LIVERPOOL (AA) – Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka tërhequr një paralele mes mentalitetit sulmues të ekipit të tij, me atë që kishte Manchester United në vitet e 90-ta, i drejtuar nga Sir Alex Ferguson, transmeron Anadolu Agency (AA).
Liverpooli do të luajë sonte ndëshjen e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës në Anfield Road, në të cilën ekipi i Kloppit do të tentoj të arijë një avantazh para ndeshjes së kthimit javën e ardhëshme në Romë. Nga këtu, mund të pritet një taktikë ofansive e trajnerit gjerman.
"Ka diçka të ngjashme me Manchester United-in e Alex Ferguson. Në një kohë të caktuar shënonin nga dy gola shpejtë, gol, gol. Shënon një herë, e përsëritë sërish. Ekipi ynë është vërtetë me shumë entuzuazëm, që në periudha të caktuara ngritete në nivel, që është punë e mirë”, tha Klopp për mediat britanike.
Ai përmendi dy ndeshjet që kishin me Manchester Cityn, të cilat sipas tij ishin të veçanta.
“U përballëm me rrethana të vështira në dy ndeshjet të cilat i luajtëm në nivet të lartë. Kjo na çoi në gjysëmfinale, dhe jo tre golat e shënuara rresht njëri pas tjetrit. Me rëndësi është se në momentet kur nuk jemi në hov, ne akoma jemi në lojë aktive, që na ka ndihmuar shumë”, përfundoi Klopp.
Liverpool dhe Roma takohen sonte me fillim në ora 20:45 në Anfield Road. Ndeshja e kthimit luhet më 2 maj në stadiumin Olimpico në Romë.