Muhammed Enes Çallı
23 Shtator 2020•Përditësim: 24 Shtator 2020
Klubet turke të Super Ligës, Beşiktaş, Galatasaray dhe Aytemiz Alanyaspor do të përpiqen të sigurojnë vendet e tyre në "play-off"-et e Ligës së Evropës të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Beşiktaş do të përballet me Rio Ave nga Portugalia në Vodafone Park të Stambollit ndërsa ndeshja është vendosur të fillojë në ora 20:00 sipas kohës lokale (17:00 sipas orës të Evropës Qendrore).
Fitorja do të çojë Beşiktaşin në "play-off" kundër fituesit midis skuadrës italiane AC Milan dhe klubit norvegjez Bodo Glimt në Vodafone Park më 1 tetor.
Galatasaray nesër do të zhvillojë raundin e tretë të garës kualifikuese me klubin kroat Hajduk të Splitit. Loja do të fillojë në stadiumin Turk Telekom të Stambollit në orën 21:00 sipas kohës lokale (18:00 sipas orës së Evropës Qendrore).
Nëse "luanët" fitojnë ata do të përballen me Willem II ose Glasgow Rangers si mysafire më 1 tetor për t'u kualifikuar në fazat e grupeve të Ligës së Evropës.
Aytemiz Alanyaspor udhëton për në Norvegji për t'i matur forcat me Rosenborgun të enjten në mbrëmje.
Ndeshja fillon në stadiumin Lerkendal në orën 17:00 sipas orës së Evropës Qendrore.
Në rast se arrin të eleminojë Rosenborgun, Alanyaspor do të rezervojë biletën për "play-off"-in në shtëpi më 1 tetor kundër fituesit midis klubit slloven Mura ose ekipit holandez PSV Eindhoven.