Dejan Maksimoviç
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Policia zvicerane thonë se është e gatshme për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të Evropës që do të luhet sonte në Bazel, ku pritet ardhja e 100 mijë tifozëve të Liverpoolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Liverpooli do ti masë forcat me Sevillan, e cila do të përpiqet që për herë të tretë radhazi të fitojë Ligën e Evropës, dhe për të pestën herë në përgjithësi.
"Parashikimet e fundit tregojnë se do të vijnë 30 deri në 40 mijë tifozë, por në këtë moment është e vështirë të thuhet se kjo është e vërtetë", tha Andreas Knuche, kreu i policisë zvicerane, transmetojnë mediat britanike.
Pasi që "Reds-at" eliminuan Villarrealin në gjysmëfinale të Ligës Evropiane, menaxheri i klubit, Jurgen Klopp u bëri thirrje tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh në Bazel, pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë biletë. Ai më vonë u tërhoq nga kjo ide dhe u bëri thirrje tifozëve të Liverpoolit të cilët nuk kanë bileta të qëndrojnë në shtëpi.