Muhammed Enes Çallı
24 Shtator 2020•Përditësim: 24 Shtator 2020
Miami Heat të mërkurën vonë ka mposhtur Boston Celtics me rezultatin 112-109 për të marrë epërsinë 3-1 në finalen e Konferencës Lindore të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA)
Tyler Herro i Heat nga stoli hyri në ndeshje për të shtuar 37 pikë, 6 kërcime dhe 3 asiste për të thyer rekordin e më shumë pikëve nga një rookie në finalet e konferencës.
Jimmy Butler shënoi 24 pikë, Goran Dragiç 22 pikë dhe Bam Adebayo shënoi një 'double-double' me 20 pikë dhe 12 kërcime për të ndihmuar Heat të vuloste fitoren ndaj Celticsit.
Për ekipin humbës, Jayson Tatum shënoi 28 pikë ndërsa Jaylen Brown shënoi 21 pikë.
Kemba Walker regjistroi 20 pikë, Gordon Hayward 14 pikë dhe Marcus Smart 10 pikë dhe 11 asiste për Celticsin.