Mutlu Demirtaştan
08 Janar 2016•Përditësim: 09 Janar 2016
STAMBOLL (AA) – Basketbollisti amerikan dhe yll i Los Angels Lakers Koby Bryant edhe më tej udhëheq në votimin për NBA All Star-in e 65-të, ndeshja tradicionale e yjeve të NBA ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në internet faqen e NBA-së bëhet e ditur se Koby Bryant, i cili 17-të herë në karrierën e tij është zgjedhur në ndeshjen e All Star-it, udhëheq me 1.26 milionë vota.
Në këtë listë e ndjek lojtari më i mirë i vitit të kaluar nga Golden State Warriors, Stephen Curry me 925 vota, ndërsa i treti është basketbollisti i Cleveland Cavaliers, LeBron James me 636 mijë vota. Votimi do të zgjasë deri më 19 janar të këtij viti.
Basketbollistët të cilët do të luajnë në ndeshjen e All Star-it do të shpallen më 22 janar, ndërsa rezervat shtatë ditë më vonë.
Ndeshja e All-Star-it do të luhet më 14 shkurt në Air Canada Center në Toronto, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë e zhvilluar jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.