Dejan Maksimoviç
10 Shkurt 2016•Përditësim: 10 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Basketbollistët e Golden State Warriors, kampionit aktual të NBA ligës, vazhdojnë me paraqitjet fenomenale. Në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës ata mposhtën Houston Rockets, me rezultatin 123:110, në fitoren e 42-të me radhë në terren vendas, duke iu afruar madje edhe një rekordi të ri në ligë, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri te rezultati 47-4 dhe 24-0 në terrenin vendas “Oracle Arena”-s këtë sezon i parapriu Stephen Curry me një paraqitje të shkëlqyer.
Playmejkeri i kampionit aktual shënoi 35 pikë, duke shtuar edhe nëntë asistime dhe gjashtë kërcime.
“Definitivisht mund të luajmë më mirë, vetëm duhet të mbajmë nivelin tonë të lojës gjatë gjithë 48 minutave. Është e vërtetë se kjo nuk është aspak e lehtë. Për sa kohë që e mbajmë atë në plan të parë dhe e sfidojmë vetveten, kjo do të na inspirojë që të vazhdojmë edhe më mirë”, tha Curry pas fitores mbi Houstonin.