Doga Kirmizioglu
19 Gusht 2017•Përditësim: 19 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Mbrojtësi i klubit italian të futbollit, Inter, Jeison Murillo do të kalojë dy sezonet e ardhshme në huazim në Valencia të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit spanjoll, theksohet se me Inter është arritur marrëveshje për huazimin dyvjeçarë të kolumbianit 25 vjeçar.
Në klubin e futbollit Valencia sot me një ceremoni solemne do të bëhet nënshkrimi i kontratës me Murillo, si dhe me brazilianin Gabriel Paulist, i cili në Valencia erdhi nga Arsenali, për 11 milionë euro.
Murillo në 102 paraqitje për Interin ka shënuar 5 gola.