Doga Kirmizioglu
31 Gusht 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
ANKARA (AA) -Klubi i futbollit i Ligës së parë të Italisë (Seria A), Lazio, njoftoi se ka arritur marrëveshje me futbollistin e kombëtares së Portugalisë Luis Nani, i cili luante në Valencia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi thuhet se është arritur marrëveshja me Valencia-n lidhur me transferimin e Nani-t dhe se marrëveshja me portugezin 30 vjeçar i cili ka shkuar në Itali do të nënshkruhet pas kontrolleve shëndetësore të futbollistit.
Nani gjatë sezonit 2015-2016 kishte veshur fanellën e klubit turk Fenerbahçe, kurse gjatë sezonit të kaluar në 25 ndeshje të ligës me Valencia-n ka shënuar 5 gola.