Dejan Maksimoviç
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
MADRID (AA) – Gary Neville (40 vjeç), ish-futbollisti i Manchester United-it dhe i kombëtarës së Anglisë, të hënën mbrëma ka filluar me punën e tij të parë si trajner. Neville u bë trajner i klubit spanjoll Valencia, ndërsa në stërvitjen e parë që bërë e kanë pritur mijëra tifozë, raporton Anadolu Agency (AA).
Neville u emërua trajner i Valencias deri në fund të sezonit, ndërsa pritet të debutojë të mërkurën mbrëma kur në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve klubi i tij do ta presë Olympique Lyon. Për kalim në të tetën e finales Valencias i duhet fitorja, por me kusht që Gent të mos e mposhtë Zenitin i cili tashmë u kualifikua.