Nazmi Abduramani
03 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
SHKUP (AA) – Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë është mposhtur nga Irani me rezultatin 1:3 në ndeshjen kontrolluese miqësore të zhvilluar në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë”, mysafirët e Iranit i kryesoi Sardar Azmoun, i cili i shënoi tre golat për iranianët. Të parin që në minutën e 8-të për epërsi të mysafirëve prej 1:0.
Aleksandar Trajkovski vetëm dy minuta më vonë e barazoi rezultatin në 1 me 1.
Në minutën e 20-të sërish në skenë doli Azmoun, ku me golin e dytë përsëri i solli epërsi seleksionit të Iranit, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë edhe një herë Azmoun tundi rrjetin e kombëtares së Maqedonisë në minutën e 60-të, duke e vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje Maqedoni-Iran 1:3.