Berad Büyük
16 Nëntor 2020•Përditësim: 18 Nëntor 2020
Kombëtarja U-21 e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të ndeshjes së Grupit të 3-të në eliminatoret për Kampionatin Evropian U-21 që do të mbahet në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të luhet në Stadiumin "Samsun Yeni 19 Mayıs" në qytetin Samsun në ora 17:00.
Në grupin me gjashtë ekipe, Kosova me 3 fitore dhe 6 humbje renditet e pesta, ndërsa Turqia e katërta.
Ndeshjen e parë në Kosovë mes dy kombëtarëve e kishin fituar Dardanët, me rezultatin prej 3-1.