Ekip
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
MONACO (AA) – Kongresi i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF) me shumicë të votave ma miratuar zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse në këtë sport, të cilat u iniciuan nga presidenti i federatës Sebastian Coe. Reformat synojnë ti japin fund imazhit të keq nga shkaku i korrupsionit dhe skandalit me doping, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozimi i presidentit Coe që mban emrin simbolik “Koha për ndryshime” do të ndryshojë mënyrën e hetimit të rasteve të dopingut, dhe i njëjti mori 95 për qind të votave nga 192 votat e vlefshme.
Të drejtë vote në kongresin e IAAF-së kanë pasur 213 shtete, më konkretisht të gjitha shtetet në përjashtim të Rusisë e cila është e pezulluar nga shkaku i dopingut sistematik të atletëve të saj.
Në prag të kongresit në Monako, Coe paralajmëroi se tifozët e atletikës mund të kalojnë në sportet e tjera, nëse mendojnë se në këtë sport fitojnë mashtruesit.