Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
KIEV (AA) – Ministri ukrainas i Ekonomisë ka dhënë dorëheqje, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të vazhdueshme brenda udhëheqësisë së këtij vendi që të rrënojnë dhe bllokojnë programin e reformave, që shkakton dëm shtesë në ekonominë edhe ashtu të brishtë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Aivaras Abromavicius në dorëheqjen e tij me shkrim, të publikuar të mërkurën, theksoi se udhëheqësia ukrainase nuk ka vullnet politik për të miratuar ndryshimet e nevojshme dhe se vazhdimisht bëhen obstruksione ndaj reformave.