Dejan Maksimoviç
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
MANCHESTER (AA) – Trajneri i Manchester City-t, Josep Pep Guardiola konsideron se rivali më i madh i klubit të tij Manchester United ka cilësi që sezonin në Premier Ligë ta përfundojë në mesin e katër ekipeve më të mira, raporton Anadolu Agency (AA).
United pas 14 xhirove të zhvilluara është e gjashta në tabelë me 21 pikë. Nëntë më pak se City i cili mban pozitën e katërt. Prapa liderit Chelsea ngec madje 14 pikë.
“Duke marrë parasysh se si United luan kohën e fundit mendoj se mund të arrijë në katër pozitat e para. I kam parë ndeshjet e tyre kundër Stoke, Burnley dhe një në Old Trafford dhe të gjithë tre ndeshjet duhej t’i fitonin, por futbolli ndonjëherë është i ashpër. Me vendin e parë i ndan një dallim i madh, ashtu që titulli vështirë se mund ta fitojnë, por të jetë në mesin e katër e ekipeve, mendoj se mund t’ia dalin”, tha Guardiola para duelit të sontëm të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve kundër Celtic-ut.