Bakir Tiro
05 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
SHKUP (AA) – Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit i cili në vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi, sonte do të luhen ndeshjet në kuadër të grupeve ”D”, ”I” dhe ”G”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në grupin ”I” në Turkuu të Finlandës, me fillim në orën 20:45 përfaqësuesja e këtij vendi do të përballet me përfaqësuesen e Kosovës e cila për herë të parë luan një ndeshje kualifikuese për evenimentet e mëdha prej kurë është pranuar si anëtare e barabartë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).
Ndërkohë në kuadër të grupit G në stadiumin e rikonstruktuar "Loro Boriçi" në Shkodër, përfaqësuesja e Shqipërisë pret atë të Maqedonisë, një derbi rajonal që njëherësh paraqet përballjen e parë mes dy përfaqësueseve në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për njërin nga evenimentet kontinental të futbollit.
Në grupin I, Kroacia do të takohet me Turqinë në një ndeshje e cila do të luhet pa prezencë të publikut nga shkaku i një dënimi që i është dhënë federatës kroate.
Në grupin D, Serbia në Beograd do të luajë një ndeshte të vështirë kundër Republikës së Irlandës.
Çiftet dhe ora
GRUPI ”D”
Gjeorgji – Austri (18:00)
Uels – Moldavi (20:45)
Serbi – Republika e Irlandës (20:45)
”I”
Finlandë – Kosovë (20:45)
Kroaci–Turqi (20.45)
Ukrainë – Islandë (20:45)
”G”
Spanjë – Lihtenshtajn (20:45)
Shqipëri – Maqedoni (20:45)
Izrael – Itali (20.45)