Bakir Tiro
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
NYON (AA) – Shorti i çifteve të barazhit nga zona evropiane e kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll “Rusia 2018” do të mbahet më 17 tetor në ora 14:00 në Cyrih të Zvicrës, bëhet e ditur nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në barazh do të plasohen tetë ekipe të vendit të dytë nga nëntë grupe kualifikuese. Se cila do të jetë skuadra e dytë më keq e ranguar do të dihet pas dy xhirove të fundit, gjegjësisht më 10 tetor kur janë ndeshjet e fundit të kësaj faze të garimit.
Gjatë hedhjes së shortit të çifteve për "play-off"-in do të caktohen dy grupe të forta të cilat do të formohen në bazë të renditjes në rang listën e FIFA-s e cila do të shpallet më 16 tetor.
Ndeshjet e para të barazhit do të luhen nga data 9 deri më 11 nëntor. Ndeshjet e kthimit janë nga 12 deri më 14 nëntor të këtij viti.