Doga Kirmizioglu
27 Maj 2018•Përditësim: 28 Maj 2018
ANKARA (AA) - Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, në lidhje me gjendjen e yllit Muhammed Salah, i cili u detyrua të dal nga loja në ndeshjen finale me Real Madrid, në UEFA Ligën e Kampionëve, tha se lëndimi i tij është serioz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai duke informuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të futbollistit egjiptian pas ndeshjes në Kiev të Ukrainës, tha se "Pas ndeshjes shkoi në spital për rrezet X. Nuk duket mirë".
"Mund të humb FIFA Kupën Botërore. Ka një problem serioz në krah. Me të vërtetë e pabesushme". tha Klopp duke treguar se lëndimi i tij mund të jetë serioz.
Salah ishte lënduar pas një dueli me Sergio Ramos nga Real Madrid, dhe me lot kishte braktisur fushën në minutën e 31.