Dejan Maksimoviç
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
MYNIH (AA) – Futbollistët e Bayern Mynihut mbrëmë në fushën e tyre pësuan disfatë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi me rezultatin 1:2, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ndeshjes ishte evidente se bavarezëve shumë iu mungon golashënuesi më i mirë Robert Lewandowski, i cili nuk mund të luante për shkak të lëndimit.
Por, Karl-Heinz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayernit thotë se sulmuesi polak do të jetë 100 për qind gati për ndeshjen e kthimit me “klubin mbretëror”.
“Ekipi ynë mjekësor ka bërë punë të shkëlqyeshme, por rreziku ishte shumë i madh që Lewandowski të luajë në ndeshjen e parë. Për ndeshjen e kthimit do të jetë 100 për qind i gatshëm”, tha Rummenigge për mediat gjermane.