Satuk Buğra Kutlugün
20 Korrik 2018•Përditësim: 20 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Klubi i Premier Ligës angleze Liverpool përfundoi transferimin e portierit brazilian Alisson Becker nga Roma, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi njoftoi transferimin përmes një deklarate zyrtare.
"25-vjeçari nënshkroi kontratë afatgjate me të Kuqtë pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe përfundoi formalitetet e kalimit të tij në Melwood sot", thuhet në deklaratë.
Kalimi i Becker-it te Liverpooli kushtoi 66 milionë funta. Vlera e transferit ndërkombëtar të brazilianit e tejkaloi shumën prej 53 milionë eurosh të transferit të Gianluigi Buffonit nga Parma në Juventus në vitin 2001.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Becker nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Liverpoolin, klub i cili luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.
Deri tani, Liverpooli gjatë sezonit veror të transferimeve ka marrë futbollistët Fabinho Tavares, Xherdan Shaqiri dhe Naby Keita.