Dejan Maksimoviç
10 Gusht 2017•Përditësim: 10 Gusht 2017
LIVERPOOL (AA) – Klubi futbollistik Liverpool, sipas mediave britanike, ka refuzuar ofertën më të re të Barcelonës për Philippe Coutinho, në vlerë prej 100 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse mediat katalunjase të mërkurën paralajmëruan prezantimin e brazilianit për të premten, kjo si duket nuk do të ndodhë. Oferta e Barcelonës, e cila u refuzua, përfshinte pagesën prej 85 milionë euro menjëherë me 15 milionë euro në formë bonusesh.
Megjithatë, Liverpool vetëm përsëriti qëndrimin e tyre të mëhershëm, se Coutinho nuk është në shitje.
Trajneri Jurgen Klopp kohë më parë kur u refuzua oferta e parë e Barçës prej 80 milionë eurosh, deklaroi se Liverpool nuk është “një klub që shet lojtarët”.
Barcelona pas shitjes së Neymar-it në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro është në kërkim të zëvendësit të tij.